Një personi i cili u aksidentua me datën 17.04.2017, në Prizren ka ndërruar jetë në QKUK, ditën e djeshme pas lëndimeve të marr.
Policia ka njoftuar se “i dyshuari teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij nuk i ka dhënë përparësi kalimi këmbësorit në vend kalimin, duke i shkaktuar lëndime të rënda”, thuhet në raporton 24 orësh.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në autopsi në mjekësinë ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e ndalimit.