Një person ka vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” .
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Ndërkaq nga policia kanë konfirmuar se personi i lënduar nga ky aksident ka ndërruar jetë.
“Lidhur me informatën e parë për aksidentin në autostradë, tashmë nga njësia policore është pranuar informata se, ekipi mjekësor ka konstatuar se një person i përfshirë në aksident është pa shenja jete. Trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Krasniqi.