Ka vdekur personi i cili u godit nga një veturë të shtunën në Prishtinë.
Viktima pasi kishte arritur në QKUK nuk kishte mundur t’i përballonte lëndimeve të marra.
“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, njofton policia në raportin 24 orësh.
I dyshuari pa intervistimit është liruar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.