Vdes polici nga Podujeva - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes polici nga Podujeva

    Insajderi
    19 December 2024 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vdiq Fadil Babatinca, zyrtar policor nga Podujeva.

    Lajmin e ka bërë të ditur Ekrem Hyseni, kryetari i LDK’së në Podujevë, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’.

    Sipas Hysenit, tashmë i ndjeri Babatinca ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

    Njoftimi i plotë i Ekrem Hysenit:

    Me dhembje të madhe, në mëngjesin e sotëm mësuam lajmin për ikjen nga kjo botë të zyrtarit policor, Fadil Babatinca.

    Si pjestar i Policisë, ai dha kontribut të veçantë për sigurinë e qytetarëve llapjanë.

    Në misionin e tij, ndërtoi raport të veçantë, gjë për të cilën mbetet shembull.

    Fadili përveç angazhimit e përkushtimit në sferën e sigurisë, kontribut të madh dha edhe në vetëdijësimin e gjeneratave të reja, ku përmes këshillave e ligjëratave të shumta kontribuoi në parandalimin e dukurive negative.

    Ai do të na mungoj të gjithve dhe do lë një zbraztirë të madhe në mesin tonë, por puna dhe veprimtaria e tij do na shërbjenë si udhrrëfyes në shërbimin ndaj qytetarëve.

    Familjes Babatinca, miqve dhe kolegëve të Fadilit, iu shpreh ngushëllimet e sinqerta! /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark