Vdes polici që u plagos në sulmin me thikë në Gjermani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vdes polici që u plagos në sulmin me thikë në Gjermani

    Insajderi
    03 June 2024 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Polici që është plagosur rëndë në një sulm me thikë në qytetin gjerman, Manhajm, të premten e kaluar, ka vdekur, thanë autoritetet lokale.

    Polici 29 vjeç ka qenë një nga gjashtë personat që janë plagosur nga sulmuesi, i cili është ndaluar në vendin e ngjarjes.

    Ai është goditur disa herë me thikë në kokë.

    Pavarësisht se i është nënshtruar një operacioni urgjent, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur pasditen e së dielës.

    “Ky lajm më ka tronditur deri në palcë”, tha lideri i landit Baden-Vyrtemberg, ku ndodhet qyteti Manhajm.

    Sulmi tregon “rrezikun – shpesh të pallogaritshëm – me të cilin përballen oficerët e policisë çdo ditë”, tha Winfried Kretschmann.

    Sulmi ka ndodhur të premten në një shesh të qytetit Manhajm.

    Sulmuesi i dyshuar, që besohet të jetë një afgan 25-vjeçar, i cili ka arritur në Gjermani në vitin 2014, është qëlluar dhe plagosur nga policia në vendngjarje.

    Sipas policisë, motivi i tij mbetet i paqartë. /REL/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark