Vdes profesori i njohur nga Deçani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes profesori i njohur nga Deçani

    Insajderi
    19 January 2022 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në moshën 65 vjeçare, sot pasdite ka vdekur Profesor Idriz Binakaj (12 nëntor 1956 – 19 janar 2022).

    Profesor Idriz Binakaj, për me shumë së tri dekada ka kryer detyrën e mësimdhënësit të gjuhës dhe letërsisë angleze në Shkollën Fillore “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan, Shkollën Fillore “Sylë Alaj” në Drenoc, Shkollën Fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, Gjimnazi “Kuvendin i Junikut” në Junik, dhe së fundi në Shkollën Fillore “Isa Boletini” në Isniq.

    Ishte pjese e lëvizjeve për çlirimin e Kosovës qysh në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, dhe ka dhënë kontribut të çmuar në luftën për çlirimin e Kosovës.

    Ishte nder themeluesit dhe mësimdhënësit e parë në shkollën shqipe në Mamurras, shkollë kjo e themeluar në tendat e refugjateve nga Kosova.

    Profesor Idriz Binakaj, ishte anëtar shumëvjeçar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

    Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i shpreh ngushëllimet me të sinqerta Familjes Binakaj në Drenoc të Deçanit, me rastin e vdekjes së Profesor Idrizit.

    Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark