Ka ndërruar jetë shoferi i veturës që u aksidentua para dy jave me një veturë të Policisë së Kosovës. Aksidenti kishte ndodhur me 5 nëntor ku si pasojë mbetën të lënduar edhe pesë zyrtarë policorë, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndërsa, viktima ishte shofer në një veturë civile në momentin kur aksidentoi policët.
Insajderi meson se viktima është Adem Llausha i cili ka vdekur të dielën në mbrëmje në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
“Raportohet se viktima m/k i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, më datë 17.11.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.