Vdes shqiptari pasi u përplas nga një veturë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes shqiptari pasi u përplas nga një veturë

    Insajderi
    07 December 2022 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shqiptar humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e së martës në Chieti të Italisë, pasi u përplas nga një automjet.

    Viktima është 49-vjeçari Roland Muça, baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Francavilla. Sipas mediave italiane, ai sapo kishte mbledhur hurma nga një pemë dhe u përplas teksa kalonte rrugën nga një makinë që drejtohej nga një 65-vjeçar.

    Ky i fundit ndaloi dhe njoftoi shërbimet e emergjencës. 45-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë./tvklan.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark