×
  • Sport
  • Sport

    Vdes volejbollistja kosovare

    Insajderi
    18 January 2024 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Volejbollistja e klubit Prishtina Volley, Vlora Hyseni ka vdekur sot duke çuar në zi volejbollin kosovar, por edhe sportin në përgjithësi.

    Klubi i volejbollit Prishtina Volley ka njoftuar se volejbollistja e tyre, Vlora Hyseni ka vdekur sot.

    Faqja e klubit në Facebook e ka përshkruar të ndjerën si një vajzë të edukuar e të disiplinuar, e mbi të gjitha një nënë të përkushtuar.

    “Komuniteti i volejbollit, sot më datë 18.01.2024 humbi një ndër volejbollistet më të mira të klubit tonë, Vlora Hysenin”.

    “Do të mbetesh e paharruar në kujtimet tona Vlora. I lehtë të qoftë dheu. Pusho në paqe”, shkruan në faqen e klubit Prishtina Volley.

    Përveç, klubit prishtinas, edhe Federata e Volejbollit e Kosovës ka dërguar një telegram ngushëllimi pas vdekjes së Vlora Hysenit.

    “Me dhimbje e morëm lajmin e hidhur për kalimin në amshim të ish-volejbollistes Vlora Hyseni. Vlora, që kontribuoi drejtpërdrejt në sportin kryeqytetas duke qenë pjesë e klubit Mabetex e më vonë edhe Kolegji AAB, do të kujtohet përherë për pozitivitetin dhe profesionalizmin”.

    “Humbja e Vlorës, lë boshllëk në komunitetin tonë, por ajo do të mbetet mes nesh përherë për kujtimet e mira që na la. FVK i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Hyseni, miqve e dashamirëve, me të cilët rrethohej në jetë e karrierë”, thuhet në telegramin e FVK-së. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark