Ka vdekur sot në Klinë një zjarrfikës që ishte në krye të detyrës.
Sipas zëdhënësit të policisë në Pejë, Fadil Gashi, zjarrfikësi ka shkuar të intervenojë në një zjarr dhe më pas është rrëzuar në tokë.
“Rreth orës 13:50 stacioni policor ka pranuar një informatë për një zjarrvënie në Krushevë të Vogël të Klinës. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Në kohën kur zjarrfikësit kanë filluar të intervenojnë, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë. Ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.