Vdes zyrtari i Policisë së Kosovës, ishte edhe pjesë e UÇK-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes zyrtari i Policisë së Kosovës, ishte edhe pjesë e UÇK-së

    Insajderi
    11 June 2023 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i Policisë së Kosovës, Agron Berisha i njohur si “Aga”, i cili shërbeu për vite me radhë në stacionin e Rahovecit, ka humbur jetën sot.

    Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur miq e familjarë.

    I ndjeri kishte shërbyer edhe në luftën e Kosovës, ku ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në njoftimin mortor të publikuar nga të afërmit e tij, bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit bëhet sot (11.06.2023) në ora 17:00, në varrezat e qytetit në Rahovec.

    Për vdekjen e tij ka reaguar edhe OVL-Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së Komuna Rahovec, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre.

    “Sot u nda nga jeta ,Agron Berisha. Agroni ishte pjestar i UÇK-së, dhe pas perfundimit te luftes ka sherbyer në policine e Kosovës. Nje njeri qe kishte respektin nga te gjithe do i mungon familjes, shokëve e qytetit të Rahovecit”, shkruhej ndër tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark