Ka vdekur zyrtari policor, Samet Rexhepi.
Sindikata e Policisë ka lëshuar një telegram ngushëllimi ku thotë se humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.
“E nderuara familje Rexhepi, të nderuar kolegë dhe miq, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Samet Rexhepi. Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës”.
Sindikata ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.
“Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Samet Rexhepi do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e tij në shërbim të sigurisë. Qoftë i paharruar kujtimi i tij! Me respekt, Sindikata e Policisë së Kosovës”.