Një adoleshent amerikan dhe dy persona të tjerë kanë vdekur në një ortek bore afër resortit zviceran të Zermattit, ka bërë të ditur policia të martën.
Një person tjetër është dërguar në spital me lëndime serioze, raportoi AP.
Orteku ka ndodhur rreth orës 14:00 pasditen e së hënës, në një zonë jashtë pistës së Riffelbergut, përmbi resort.
Shpëtuesit kanë gjetur tre trupa dhe një të lënduar, skijator ziveran 20-vjeçar.
Viktimat janë një djalë amerikan 15-vjeçar, dhe një burrë e një grua identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, ka thënë policia e kantonit Valais, në një deklaratë.
Ata nuk kanë dhënë detaje të tjera. Prokurorët po e hetojnë rastin.
Muajin e kaluar, pesë anëtarë të një familjeje zvicerane janë gjetur të vdekur pasi ishin zhdukur derisa po skijonin afër Matterhorn, në kushtet të motit të rëndë. Autoritetet e patën ndërprerë kërkimin për një të zhdukur të gjashtë, disa ditë më vonë.