Vdesin dy fëmijë në një aksident trafiku në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdesin dy fëmijë në një aksident trafiku në Shqipëri

    Insajderi
    07 May 2016 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në aksin Golem-Kavajë u ka marrë jetën dy fëmijëve dhe një tjetër është plagosur.

    Aksidenti ka ndodhur  rreth orës 17:00, kur një automjet tip “Mercedes Benz” me targë “AA372JG”, që drejtohej nga shtetësja S.N., 24 vjeç, banuese në Durrës, është përplasur me trafik-ndarësen dhe për pasojë kanë humbur jetën dy fëmijë, njofton Top Channel.

    Vetë drejtuesja e mjetit me fëmijën 1-vjeçar ka mbetur e plagosur dhe është shoqëruar menjëherë në Spitalin e Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së saj.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark