Vriten dy zyrtarë serb nga sulmet ajrore të Ushtrisë Amerikane në Libi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vriten dy zyrtarë serb nga sulmet ajrore të Ushtrisë Amerikane në Libi

    Insajderi
    20 February 2016 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy anëtar të stafit së ambasadës serbe që ishin mbajtur peng prej nëntorit të vitit të kaluar, kanë vdekur të premten nga sulmet ajrore që ka kryer Ushtria Amerikane në perëndim Libisë, njoftuan zyrtarët serb të shtunën, raporton Insajderi.

    Kryeministri Aleksandar Vucic tha se nuk ka asnjë dyshim se Sladjana Stankoviç, një oficer i komunikimit, dhe Jovica Stepic, një shofer, janë vrarë në bombardimet amerikane të së shtunës. Ata ishin marrë peng në nëntor pasi autokolona diplomatike serbe po kalonte në qytetin libian të Sabrathas.

    “Me sa duket, forcat amerikane nuk ishin në dijeni se qytetarë të huaj ishin në atë pjesë të Libisë”, deklaroi të shtunën kryeministri Vuçiç, njofton tabloidi britanik “The Guardian”.

    Ndërkohë lajmin për vdekjen e dy ish-anëtarëve të stafit të ambasadës serbe, e konfirmoi edhe ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili tha se midis shtetasve serbë e kanë humbur jetën edhe shumë shtetas tjerë të huaj.

    “Për fat të keq dje pasdite morëm informacion se në këtë sulm e kanë humbur jetën shumë shtetas të huaj, midis të cilëve dhe dy nëpunës të ambasadës tonë”, theksoi Daçiq në konferencë për shtyp.

    Ai theksoi se informacioni ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ana e autoriteteve libiane.

    “Pritet identifikim, nuk mund të konfirmojmë me siguri, por morëm informacione të cilat qartë tregojnë se ky informacion është me siguri i saktë”, shtoi shefi i diplomacisë serbe.

    Bombardimet e së premtes që i morën jetën edhe dy serbëve, kishin si objektiv një kamp të ISIS, rreth 70 kilometra në perëndim të Tripolit.

    Autoritetet amerikane deklaruan se me shumë gjasë mes të vrarëve është edhe ekstremisti tunizian, Noureddine Chouchane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark