Vdiq gjatë tërmetit, familjarët: 18-vjeçarit i ra infarkt, e kapi paniku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdiq gjatë tërmetit, familjarët: 18-vjeçarit i ra infarkt, e kapi paniku

    Insajderi
    14 January 2024 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 18 vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike pas lëkundjeve të tërmetit në fshatin Çinarë të Lushnjës.

    Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa familjarët tregojnë se djali me autizëm ka humbur jetën në momente paniku ndërsa e ëma kishte shkuar ta merrte për të dalë jashtë.

    Nipi ka qenë i sëmurë. Mesa mora vesh unë është trembur është çuar dhe ka rënë dhe ka vdekur. Nuk e di se si ka rënë. Unë tani erdha në spital sepse isha te shtëpia dhe më thanë që e ka marrë ambulanca dhe e ka prurë. Ka qenë i vdekur kur e kanë sjellë në spital. Ai ishte i sëmurë, ka qenë shtruar”– tha një i afërmi i viktimës.

    Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të humbjes së jetës ndërsa priten rezultatet e autopsisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark