Vdiq legjenda e NBA-së, Dikembe Mutombo – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Vdiq legjenda e NBA-së, Dikembe Mutombo

    Insajderi
    30 September 2024 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Legjenda e NBA-së, Dikembe Mutombo, ka vdekur në moshën 58-vjeçare nga kanceri në tru, është bërë e ditur të hënën nga liga amerikane e basketbollit.

    “Dikembe Mutombo ishte thjeshtë më i madh se jeta”, ka thënë komisionieri i NBA-së, Adam Silver në një deklaratë.

    “Në fushën e lojës ai ishte një nga bllokuesit më të mëdhenj dhe njëri prej lojtarëve më të mirë mbrojtës në histori të NBA-së. Jashtë parketit  ai la zemrën dhe shpirtin për të ndihmuar të tjerët. Nuk kishte njeri më të denjë se Dikembe për të shërbyer si Ambasadori i parë global i NBA-së. Ai donte që loja e basketbollit të kishte ndikim në komunitet, sidomos në vendin e lindjes, Republikën Demokratike të Kongos”.

    Mutombo ishte i lindur në Kinshasa të Kongos. Lista e të arriturave të tij është shumë e gjatë. Në All Star të NBA-së ishte tetë herë. Katër herë ishte lojtari më i mirë mbrojtës në NBA, në vitet 1995, 1997, 1998 e 2001. Në NBA ka shënuar 11 mijë e 729 pikë, apo 9,8 pikë për ndeshje. I kishte plot 12 mijë e 359 kërcime, apo 10,3 kërcime për ndeshje. Karrierën e përfundoi me 3289 bllokada.

    Ka luajtur për Denver Nugets, Atlanta Hawks, Philadeplhia 76-ers, New Jersey Nets, New York Knicks e Houston Rockets. Në NBA ishte prej vitit 1991 e deri në vitin 2009.

    Mutombo është në Hollin e të Famshëmve të NBA-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark