Vdiq në rrethana të dyshimta kampioni i boksit, javën e kaluar theu rekordin e Tysonit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Vdiq në rrethana të dyshimta kampioni i boksit, javën e kaluar theu rekordin e Tysonit

    Insajderi
    28 December 2024 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kampioni amerikan i boksit, Paul Bamba ka ndërruar jetë papritur, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

    “Me pikëllim të madh njoftojmë vdekjen e djalit të dashur, vëllait, mikut dhe kampionit të boksit Paul Bamba, drita dhe dashuria e të cilit preku shumë jetë”, është mesazhi që shoqëron lajmin e publikuar në Instagram.

    Bamba fitoi titullin WBA Gold në peshën kruiser fundjavën e kaluar me një fitore kundër Rogelio Medina Luna, dhe gjatë karrierës së tij ai arriti një rekord mbresëlënës prej 19 fitoresh dhe tri humbjeve.

    Gjatë këtij viti, ai arriti një rekord perfekt prej 14 fitoresh, të gjitha me nokaut, duke kaluar rekordin e Mike Tyson.

    Tyson pati 13 fitore me nokaut në 12 muaj, që ishte një rekord për një kohë të gjatë, derisa erdhi Bamba.

    Pas fitores së tij të fundit, ai shfrytëzoi mundësinë për të sfiduar Jake Paul dhe gjithashtu ishte planifikuar të ndeshej me Tommy Fury në vitin 2020 në Dubai.

    Megjithatë, ajo ndeshje u anulua për shkak se kundërshtari i tij ishte mbipeshë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark