Insajderi
Lajme

Vdiq pas kontaktit me rrymën – policia jep detaje rreth rastit që ndodhi dje në Pejë

Insajderi
24 April 2022 - 09:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdiq pas kontaktit me rrymën – policia jep detaje rreth rastit që ndodhi dje në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia në raportit 24 orësh ka dhënë detaje rreth vdekjes së një qytetari nga Peja, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Në raport policia bënë të ditur se viktima kishte qenë duke punuar me një kamion ku pastaj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

I njëjti ishte dërguar menjëherë në spitalin e Pejës, ku më pas kishte ndërruar jetë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar me një kamion, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike me ç’rast ka pësuar lëndime, viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës ku ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark