Vdiq studenti amerikan që u mbajt rob në Korenë Veriore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vdiq studenti amerikan që u mbajt rob në Korenë Veriore

    Insajderi
    20 June 2017 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Studenti amerikan që është mbajtur në robëri në Korenë e Veriut për më shumë se 15 muaj, ka vdekur pasi është kthyer në shtëpi.

    Otto Warmbier, 22 vjeç, ka qenë duke shërbyer 15 vjet punë të vështirë për, siç është thënë, përpjekjet për të vjedhur një shenjë propaganduese nga hoteli.

    Ai është dërguar në SHBA të martën e kaluar në gjendje kome.

    Koreja e Veriut tha se ai është helmuar me ushqim, por, sipas familjes, Warmbier është keqtrajtuar në paraburgim.

    Një ekip i mjekëve amerikanë ka kundërshtuar po ashtu versionin e Koresë së Veriut.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA e dënon “brutalitetin e regjimit të Koresë së Veriut”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark