Ky është Klinton Pira, 26-vjeçari nga Dibra si dhe Jawsackie Jaboah, 31 vjeç nga Gana e Afrikës, që vdiqën sot pas një konflikti me njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, ku në një banesë të marrë me qira ditore.
Mësohet se Kliton Pira ka goditur me thikë shtetasen e huaj Jawsackie Jaboah dhe më pas është hedhur nga kati i 8-të, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Pira kishte ardhur nga Franca për të takuar të dashurën. Ata kishin marrë me qira një banesë në katin e tetë të një pallati afër shkollës “Pjetër Budi”.
Tiranë, 26-vjeçari qëllon një grua me thikë, ndërron jetë pasi hidhet nga kati i 8-të, vdes edhe gruaja në spital
Ndërkohë, 31-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Mësohet se Kliton Pira dhe Jawsackie Jaboah ishin në një lidhje, kjo e mbështetur edhe nga fotot e postuara nga ata në rrjetet sociale.
“Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 31-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.” – njofton policia.