Veç edhe 500 euro, dhe nëna nga Prishtina mund të niset për në Turqi për ta trajtuar djalin nga sëmundja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veç edhe 500 euro, dhe nëna nga Prishtina mund të niset për në Turqi për ta trajtuar djalin nga sëmundja

    Insajderi
    21 May 2024 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nënë vetëushqyese po kërkon ndihmën e qytetarëve për djalin e saj të sëmurë, 6 vjeç.

    I vogli i saj vuan nga sëmundja e epilepsisë dhe gjendja e tij, dita e ditës po përkeqësohet. Andaj duhet t’i kryejë disa kontrolla në njërin prej spitaleve të Turqisë.

    Fatmirësisht, ajo ka arritur të sigurojë 4.500 euro për trajtimin e djalit dhe tani i duhen vetëm edhe 500 euro, për biletat e aeroplanit dhe hotelin.

    “Apel për ndihmë djali im 6 vjet e gjysme vuan nga një sëmundje e rëndë DG=IDEM, sëmundje e cila ka ardhë gjatë sulmeve të epilepsisë nga temperaturat e larta, i është dëmtuar një pjesë e trurit, që lidhet me të folur, me dëgjim, me të kuptuar e cila kalon në hiperaktivitet, hiperlevizshmeri, hipertenacitetit dhe te mbarmendjes se shkurtër. Pas këtij procesi për te vazhduar një trajtim ne Turki dhe disa kontrolla te mëtutjeshme kushton 4.500 euro. KËRKOJË NDIHMEN E TË GJITHË QYTETARËVE! LLOGARIA: 1901826787021197 EMRI I LLOGARISE: GENTIANA BEHRAMI (NËNA) BANKA: BKT IBAN: XK05 1901826787021197 SWIFT: NCBAXKPR“, ka shkruar ajo.

    Nënës vetë ushqyese i nevojiten edhe 1700 euro në mënyrë që të arrijë ta trajtojë djalin e saj.

    Numri kontaktues +383 43 873 161.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark