×
  • Lajme
  • Lajme

    “Veç kam gjet më mirë”, minatori reagon në njoftimin për largim nga puna nga “Trepça”

    Insajderi
    22 August 2024 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmarrja “Trepça”, gjatë kësaj jave ka larguar disa minatorë nga puna.

    Me 20 gusht, Komisioni Disiplinor ka marrë vendim që ta ndërpresë marrëdhënien e punës me minatorin A.P.

    Sipas njoftimit të “Trepçës”, minatori A.P., ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

    “Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4571 të dt. 20.8.2024, dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për A.P”, u tha në njoftim.

    Por, këto akuza i ka mohuar vetë minatori në fjalë.

    Arben Peci tha se nuk ka bërë shkelje ai, por stafi menaxhues.

    “Nuk është e vërtetë që kam bërë ndonjë shkelje, veç kam gjet më mirë edhe nuk kam ardh me punu në Trepçë, mos rreni ke bë shkelje se ata që bëjnë shkelje ligjore jeni ju bashkë me stafin menaxhues”, thuhet në komentin që Peci ia bëri “Trepçës”

    E këto largime po bëhet pikërisht, pas deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti se “Trepça” ka shumë punëtorë e pak xehe.

    “Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepçës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerra. Duket se ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”, u shpreh ai në mbledhjen e qeverisë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark