Vedat Muriqi ka befasuar Mallorcën, duke u rikthyer në stërvitje në mëngjesin e së hënës.
Muriqi, i cili u lëndua më 12 nëntor me kombëtaren e Kosovës, është pritur ngrohtësisht nga lojtarët e skuadrës spanjolle.
Edhe pse trajneri i tij, Javier Aguirre, ka thënë se rikthimi i sulmuesit kosovar mund të jetë në shkurt, duket se Muriqin do ta shohim në fushën e gjelbër edhe më herët.
Muriqi këtë edicion ka katër gola të shënuara dhe dy asiste për Mallorcan, e cila po shënon formë jo të mirë, duke qëndruar vetëm tri pikë larg vendit të 18.