Vedat Muriqi njoftohet me dënimin pas kartonit të kuq - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi njoftohet me dënimin pas kartonit të kuq

    Insajderi
    21 August 2025 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është suspenduar me një ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit.

    Muriqi u ndëshkua direkt me karton të kuq gjatë ndeshjes që Mallorca e humbi nga Barcelona 3-o të shtunën e kaluar, në kuadër të xhiros së parë të La Ligas.

    Ai e ngriti këmbën lartë dhe e goditi në kokë portierin e Barcelonës, Joan Garcia, i cili pas ndeshje kishte një të ënjtur të madhe në faqe.

    Fillimisht iu dha kartoni i verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it, ai u përjashtua me të kuq.

    Sulmuesi shqiptar do të mungojë ndaj Celta Vicos, ndeshja e radhës e Mallorcas në La Liga.

    Mallorca këtë verë është përforcuar edhe me mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla, i cili do ta ketë më të lehtë të adaptohet, pasi Vedat Muriqi është aty, si lideri dhe lojtari kryesor i skuadrës. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    12 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark