×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Vegla e re e Google mundëson kërkimin e objekteve specifike në video

    Insajderi
    18 March 2017 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teknologjia vizuale kompjuterike e Google tani është aq e mirë sa mund të gjejë objekte specifike brenda një videoje apo një grupi të videove, shkruan Mashable.

    Gjatë evenimentit “Cloud Next” të kompanisë në San Francisko, Google shpalosi aplikacionin e ri “Cloud Video Intelligence”. Kjo vegël, e cila për momentin është vetëm në një version të kufizuar për përdoruesit beta, analizon videot duke i bërë përbërësit e saj të kërkueshëm.

    Me këtë vegël mund të kërkosh në një apo më shumë video duke përdorur fjalë kyçe, e cila pastaj vjen me një listë të rezultateve duke të të treguar se ku në video mund të gjesh objektin relevant me kërkesën tënde.

    Për shembull, nëse në video kemi një qen, dhe nëse si fjalë kyqe kërkojmë qenin në gjuhën angleze (dog), kjo vegël do na e tregojë pjesën apo pjesët e videos së kërkuar.

    [arve url=”https://youtu.be/mDAoLO4G4CQ”/]

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark