Zyrtarë të Listës Serbe, sot morën pjesë në prezantimin e kapaciteteve ushtarake të Ushtrisë së Serbisë në Batajnicë.
Për këtë veprim të tyre, reagoi Blerim Vela, shefi i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.
Vela, krerët e LS-së i quajti “palaço” të cilët, siç tha ai, në vend se të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme në katër komunat në veri të Kosovës, ata pozuan para disa armatimeve.
“Lista Serbe kurrë nuk do të jetë një përfaqësues autentik i serbëve të Kosovës, por vetëm një vegël në shërbim të regjimit në Serbi. Në vend se të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit dhe të punojnë në mirëqenien e serbëve të Kosovës, ata vendosën të bëjnë një ekskursion fushor dhe të pozojnë si palaço para disa armatimeve. Patetike”, tha Vela në një postim në Twitter
Lexo edhe: