Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani nëpërmjet një postimi ka thënë se Qeveria e Serbisë është duke bërë përpjekje që të ndërhyjë në zgjedhjet e 23 prillit.
Ky reagim i tij ka ardhur pas një deklarate të lëshuar nga Qeveria e Serbisë, për zgjedhjet që pritet të mbahen këtë të diel në komunat veriore të vendit.
“Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar Vela.
Në komunikatën në fjalë nga qeveria serbe pretendohet se nuk do të ketë ambient të sigurt për zgjedhjet në veri./Insajderi