Vela: Vuçiq duhet të liroj menjëherë tre policët e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vela: Vuçiq duhet të liroj menjëherë tre policët e Kosovës

    Insajderi
    16 June 2023 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela pas vendimit që tre policët e Kosovës të dërgohen në paraburgim ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq që lirimi i tyre të bëhet menjëherë.

    Këtë kërkesë Vela e ka bërë përmes një postimi në Twitter.

    “Mediat e regjimit të saj e kanë portretizuar gabimisht ‘sulmin terrorist’ si shkak të rrëmbimit të policëve të Kosovës. Tani, gjykata në Kraljevë i akuzon ata për armëmbajtje pa leje. Vuçiq duhet të lirojë menjëherë oficerët”, thotë ai.

    Tre policëve të Kosovës, të rrëmbyer nga forcat serbe më 14 qershor, iu është shqiptuar masa e paraburgimit.

    Këtë vendim e ka marrë gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë, pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në jug të Serbisë. Sipas njoftimit, tre policët dyshohet se kanë kryer veprën penale “prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse”.

    Ende dihet se sa do të zgjasë kohëzgjatja e paraburgimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark