Veleshnja: Po e them troç me Arbana Osmanin nuk flas sepse… - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Veleshnja: Po e them troç me Arbana Osmanin nuk flas sepse…

    Insajderi
    16 June 2025 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rezart Veleshnja një ndër aktorët më të dashur të portokallisë, ka qenë i ftuar sëfundmi në “Andale” ku ka folur gjatë për karrierën e tij në televizion.

    Në një moment ai është pyetur se kush prej dy moderatorve të BBV Albania është më i mirë, Arbana Osmani apo Ledion Liço.

    Ai u shpreh se Arbana është moderatorja më e mirë e më e zonja për këtë program.

    Ndërsa shtoi më tej se edhe Ledioni është i mirë, por mori shembullin e disa formateve të ngjashëm në botë dhe u shpreh se është më mirë që Big Brother-in duhet ta prezantojnë dy veta, një çift djalë dhe vajzë.

    Ndërkohë theksoi se fakti që zgjodhi Arbanën është sepse e vlerëson për talentin që ka duke konfirmuar se ai me të nuk flet, pra s’ka asnjë lloj marrëdhënie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark