Edhe pse ka marrë shumë kritika nga organizata ndërkombëtare lidhur me sulmin publik që po u bën dy mediave, JOQ dhe Lolita, Veliaj sërish nuk ka ndërmend që të ndalojë.
• Në një intervistë që ka dhënë për “News24”, kryebashkiaku i Tiranës ka kërcënuar Anisa Cakën (që sipas Veliajt është pronare e Lolita) dhe Erland Dalliun (të JOQ) se nuk do të lërë gurë pa lëvizur mandatin e ardhshëm për t’i ndëshkuar.
• E gjitha, vetëm sepse janë media kritike ndaj tij. • Lincimi publik ka nisur 2 ditë më parë, gjatë një eventi ku po diskutohej për transportin publik, denoncoi publikisht dy faqe online, që sipas tij i kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë.