Veliaj kërkon sërish lirinë pas dy muajsh në qeli, Gjykata shqyrton kërkesën më 16 prill - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Veliaj kërkon sërish lirinë pas dy muajsh në qeli, Gjykata shqyrton kërkesën më 16 prill

    Insajderi
    14 April 2025 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon sërish zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”, pas më shumë se dy muajsh i izoluar për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

    Kërkesa e tij do të shqyrtohet më 16 prill nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Bani, i cili vendosi fillimisht ndalimin e tij, transmeton Gazeta Insajderi.

    Përveç lirimit, Veliaj i ka kërkuar SPAK-ut edhe informacion mbi ecurinë e hetimeve dy mujore ndaj tij.

    Më herët, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimin e Veliajt për masë më të butë, duke lënë në fuqi vendimin e 12 shkurtit të GJKKO për masën e arrestit në burg.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark