Veliaj përballë prokurorit të SPAK: E ke personale me mua, më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliaj përballë prokurorit të SPAK: E ke personale me mua, më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi

    Insajderi
    12 February 2025 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliajt u përball sot në GJKKO me prokurorin Ols Dado.

    Gjatë seancës me dyer të mbyllura për vlerësimin e masave të sigurisë Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar Dados me fjalët: “Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.

    Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark