Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas fitores së PS në njësinë numër 10 në kryeqytet. Veliaj u shpreh i bindur për marrjen e mandatit të tretë.
“Dua të falenderoj të gjithë ata që punuan fort. Ky është rezultati jonë i parë i njësisë numër 10. Një falenderim, ai është ende duke ndjekur proceset zgjedhore, për Fatmir Xhafën, për frymëzimin që i dha kësaj skuadre.
Dua që të ndaj disa konkluzione, kemi pasur një natë të gjatë. Ne gjatë gjithë ditës do të kemi rezultate të ngjashme, t’i shkojmë deri në fund. E ndaj me ta mendimin që duhet të pranojmë rezultatin.
Dua të shpreh angazhimin tonë dhe të Ramës, dua të kërkoj dhe angazhimin e palës tjetër. Sa më i shpejtë të jetë procesi i numërimit, aq më shpejt do t’i kthehemi punës tonë.
Për të gjithë ata që na dhanë fitoren në njësinë 10, ju falenderoj. Do t’u shpërbejmë njësoj, me përulësi, pavarësisht bindjeve dhe votës tuaj. Ata që kemi përballë nuk janë armiqtë tanë, janë thjesht njerëz që kanë bindje tjetër. Nga mbyllja e kësaj fushate do të doja të fillonim një tjetër fushatë, bashkëpunimi, vëllazërim”, deklaroi Veliaj.