Veliaj shkruan përsëri nga burgu, ka një kërkesë për qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliaj shkruan përsëri nga burgu, ka një kërkesë për qytetarët

    Insajderi
    19 February 2025 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga qelia kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për kredi të buta.

    Veliaj në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, shkruan se janë 1200 kuota në dispozicion.

    “Programi i kredisë së butë për çiftet e reja dhe familjet e pastreha është një nga projektet që kam më përzemër dhe gjatë këtyre viteve, pasi e rihapëm, kemi ndihmuar plot qytetarë të Tiranës  që të blejnë shtëpinë e tyre me ndihmën e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.Edhe pse ndodhem i mbyllur në qeli pa akuzë, i dënuar pa gjyq,  dua të ftoj çdo qytetar që ka aplikuar gjatë fazës së parë të programit (ku u shpallën fitues 2237 aplikues), që të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë”, ka shkruar Veliaj.

    Deri më tani, në fazën e dytë, kanë dorëzuar dokumentacionin për kredi të butë shume prej aplikuesve, ndërkohë që ka kohë deri në datën 31 Mars, ka shtuar Veliaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark