“Veliajn në spital e shoqëruan 30 efektivë policie, disa të pranishëm edhe brenda sallës së egzaminimit" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “Veliajn në spital e shoqëruan 30 efektivë policie, disa të pranishëm edhe brenda sallës së egzaminimit”

    Insajderi
    25 July 2025 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokatët e kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, i janë drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të kërkuar informacion mbi mënyrën e shoqërimit të tij në një vizitë mjekësore më 17 korrik 2025.

    Sipas tyre, shoqërimi është kryer me një numër të tepruar efektivësh – rreth 30 policë dhe hetues të BKH-së – disa prej të cilëve kanë qenë të pranishëm edhe brenda sallës së ekzaminimit, duke shkelur protokollet mjekësore dhe të drejtat e trajtimit njerëzor.

    Avokatët kërkojnë transparencë për procedurat e ndjekura, kohëzgjatjen e vizitës dhe planin e masave të sigurisë. Ata theksojnë se çdo shkelje ndaj dinjitetit të Veliajt do të ndiqet me të gjitha mjetet ligjore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark