Velipoja e stërmbushur, pronari i një biznesi i kënaqur: Frekuentimi në rritje, hotelet janë plotësuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Velipoja e stërmbushur, pronari i një biznesi i kënaqur: Frekuentimi në rritje, hotelet janë plotësuar

    Insajderi
    17 July 2022 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndryshe nga plazhet e jugut, ato të Velipojës në veriperëndim të vendit, duket se në mes të sezonit veror, janë më të frekuentuar nga pushuesit.

    Dhe kjo duket jo vetëm nga fluksi i njerëzve, por pohohet edhe nga vetë administratorët e plazheve dhe hoteleve në bregdetin e Velipojës.

    Një nga pronarët e bizneseve thotë se frekuentimi është në rritje në dy ditët e fundit dhe hotelet janë mbushur.

    Por përse Velipoja është më e preferuar në këtë situatë të krizës ekonomike dhe kur plazhet e tjera të vendit vuajnë për shkak të numrit të ulët të pushuesve

    Përveç banorëve që jetojnë pranë plazhit të Velipojës, ky i fundit është mjaft i frekuentuar edhe nga bashkëkombësit e Kosovës, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në të ardhurat e turizmit në këtë zonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark