Velipojë: Disa pushues ia shpëtojnë jetën një kosovari, dalin pamjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Velipojë: Disa pushues ia shpëtojnë jetën një kosovari, dalin pamjet

    Insajderi
    08 July 2025 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një akt heroik është regjistruar në plazhin e Velipojës, ku disa pushues kanë shpëtuar jetën e një pushuesi nga Kosova që rrezikoi të mbytej nga dallgët.

    Siç raporton JOQ Albania, personi kishte hyrë në det në kushte jo të favorshme, por papritur nisi të kërkonte ndihmë, duke u përballur me valë të fuqishme.

    Disa persona që ndodheshin në shezllona u hodhën menjëherë në ujë dhe, me vendosmëri, arritën ta nxjerrin në breg.

    Pak minuta më pas mbërriti edhe ambulanca, e cila i dha ndihmën e parë mjekësore.

    Për fat të mirë, i riu është jashtë rrezikut për jetën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark