Veliu: Është për keqardhje ta mbrosh “liderin” që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu: Është për keqardhje ta mbrosh “liderin” që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike

    Insajderi
    18 March 2025 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i LDK’së, Agim Veliu ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë parti. Ai dha kritika të ashpra ndaj atyre të cilët sot i dolën në mbrojtje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Ishte nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili sot doli krah Abdixhikut.

    Pak pas reagimit të tij, Agim Veliu u tregua i ashpër në një shkrim në “Facebook”.

    Ai kritikoi edhe ata që po e mbrojnë liderin e partisë.  Veliu tha se janë për keqardhje ta mbrosh dikë që një parti politike po e çon drejt degradimit.

    Veliu thotë se lideri i partisë po e dërgon në ‘theqafje një familje të madhe politike’.

    “Të jesh i pafuqishëm të ndryshosh gjendjen në shtëpinë politike, ku kryefamiljari (kryetari) të ka afruar formalisht “afër” vetës nuk është edhe shumë tragjike.

    Është për keqardhje të detyrojnë, apo të vetëdetyrohesh për t’ia mbajtur ison shefit dhe të dalësh publikisht e ta mbrosh “liderin” që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike, që për 35 vite ishte shembull i demokracisë dhe meritokracisë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark