Veliu hedh akuza ndaj Ekrem Hysenit dhe Xhafer Gashit: Dr.manipulatori – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Veliu hedh akuza ndaj Ekrem Hysenit dhe Xhafer Gashit: Dr.manipulatori

    Insajderi
    26 June 2023 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së dhe ish-kryetari degës së kësaj partie në Podujevë, Agim Veliu, procesin e zgjedhjes së Hysenit në Podujevë e ka quajtur “manipulim”.

    Veliu ka hedhur akuza në drejtim të Hysenit, e kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi, për ndikim në këtë proces.

    Hysenin ka quajtur dr.manipulator, pasi sipas tij, Kryesia e anëtarët e saj, kishin dalë nga mbledhja e fundit pa u informuar se kur dhe ku do të niste procesi zgjedhor.

    “Kronika e manipulimit të një procesi zgjedhor. Një proces i ngutshëm dhe jo transparent Kryetari i instaluar i LDK-së, “doku”, në mbledhjen e fundit të kryesisë së degës ua kishte bërë me dije anëtarëve të këtij organi se nuk i nevojiteshin në procesin e manipulimit të zgjedhjeve. Dr. manipulatori kishte suspenduar Kryesinë, e procesin zgjedhor ia kishte besuar grupit punues, në këtë rast, grupit të besueshëm manipulues. Do të informoheni, u kishte thënë onkologu që kishte përgatitur ekipin për ta zhvilluar deri në metastazë kancerin që e injektoi në degë nga laboratori i Lumirit”, ka thënë ai.

    Veliu ka prezantuar edhe fotografi, duke aluduar se në fakt Ekrem Hyseni i ndihmuar siç thotë Ai, nga Xhafer Gashi e për dëshirat e Lumir Abdixhikut, kanë manipuluar me organet zgjedhëse atje.

    Kjo sipas Veliut u bë në shkelje të rregulloreve e praktikave, duke mos njoftuar për mbledhjen, e duke future në lista edhe anëtar të partive të tjera.

    Postimi i plotë:

    Kronika e manipulimit të një procesi zgjedhor (1)

    Një proces i ngutshëm dhe jo transparent

    Kryetari i instaluar i LDK-së, “doku”, në mbledhjen e fundit të kryesisë së degës ua kishte bërë me dije anëtarëve të këtij organi se nuk i nevojiteshin në procesin e manipulimit të zgjedhjeve.

    Dr.manipulatori kishte suspenduar kryesinë, e procesin zgjedhor ia kishte besuar grupit punues, në këtë rast, grupit të besueshëm manipulues.

    Kryesia, anëtarët e saj, kishin dalë nga mbledhja e fundit pa u informuar se kur dhe ku do të niste procesi zgjedhor. Do të informoheni, u kishte thënë onkologu që kishte përgatitur ekipin për ta zhvilluar deri në metastazë kancerin që e injektoi në degë nga laboratori i Lumirit.

    Dhe, jo më larg se të nesërmen, pas mbledhjes ku u suspendua kryesia, nisi procesi i manipulimeve me kuvende nëndegësh, me të ftuar specialë sipas listave të përpiluara nga grupi manipulues-kontrabandues i onkologut kancerogjen.

    Që ditën e parë të prcesit manipulativ, kur u mbajt “kuvendi” i një nëndege pa u informuar anëtarësia e saj dhe duke u njoftuar se ky proces po monitorohej nga i deleguari i Lumirit, Xhafer Gashi, të njëjtin e kam kontaktuar përmes telefonit dhe i kam kërkuar që të përkujdesej për proces të rregullt e transparent zgjedhor. Një gjë të tillë ma premtoi edhe ai, por fjalën e mbajti derisa e mbyllëm bisedën.

    Doli se Xhafa kishte ardhur ta bëjë të kundërtën, ta ndihmojë dr.manipulatorin dhe ekipin e tij që procesi të jetë sa më jo transparent dhe sa më klandestin.

    Dr.manipulatori nuk publikoi orar të mbajtjes së kuvendeve sipas rregullave dhe praktikës së deritashme e as sipas modeleve të degëve të tjera (për ilustrim do t’ia bashkangjes këtij teksti dëshmitë me orare të publikuara nga dy degë) as nuk i informoi kryetarët e nëndegëve se kur duhej të mbanin kuvendet.

    Ekipi kontrabandues i dr.maipulatorit me monitormanipuluesin Xhafer nuk duhej të publikonin orar takimesh, sepse kishin vendosur të zhvillojnë proces zgjedhor gueril. Për aksionet e tyre të pista anëtarësia dhe ndonjë kryetar nëndege merrnin vesh të nesërmen, ose pas dy tri ditësh, kur dikush nëpër kafehane do t’i pyeste “prej kur filani i LVV-së, PDK-së a AAK-së qenka bërë LDK e me shkue delegat në degë?”… Për guerilen e dr.manipulatorit nuk kishte rëndësi se cilit kamp politik i takonte, rëndësi kishte t’i bashkohej operacionit të skuadrës manipuluese-kontrabanduese “zgjedhore” në LDK

    Për dijeninë e anëtarësisë dhe simpatizanëve të LDK-së, që mbetën të përjashtuar nga procesi i rregullt zgjedhor në Llap, kaq për transparencën në procesin gueril të dr.manipulatorit dhe komandant Xhaferit.

    LDK-istët e Llapit ditëve në vazhdim do të informohen edhe për marifetet e tjera nga kuzhina e dr.manipulatorit me sejmenët e tij në misionin e defaktorizimit deri në zhbërje të LDK-së në bastionin e saj për hatër të Lumirit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark