×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Vëllai” analist i Kurtit: Të enjten takim mes Kurtit e Vuçiqit

    Insajderi
    22 November 2022 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti i njohur pro-qeveritar, Gazmir Raci ka deklaruar se të enjten kryeministri Albin Kurti mund të udhëtojë në Bruksel.

    “Sipas burimeve të mia të enjten pritet që të mbahet një takim”, është shprehur ai në Rubikon, derisa ka qenë së foluri për një takim trepalësh në Bruksel në mes të ndërmjetësuesve evropianë, kryeministrit kosovar Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Më tutje Raci është shprehur se zgjidhja për ta kaluar ngërçin tashmë është në duart e Amerikës.

    “Shumë mirë që amerikanët kanë marrë rolin vendimtar”, tha ai.

    Kujtojmë se Raci dikur u bë i njohur për frazën e tij “Stay Strong Brother” të cilën e tha gjatë takimit midis liderëve të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, përkatësisht Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel më 18 gusht.

    “Stay Strong Brother <3”, shkroi Raci atëkohë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    25 June 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark