×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Vëllai, djali, kunati”, Insajderi zbuloi korrupsionin e anëtarëve të komisionit, kryetari Hyseni anulon subvencionet

    Insajderi
    29 March 2022 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Keqpërdorimi i pozitave nga anëtarët e një komisioni vlerësues komunal është konfirmuar edhe nga vet kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni

    Krejt kjo pas raportimeve të Gazetës Insajderi në lidhje me “dallaveret“ në komunën në fjalë.

    Hyseni përmes një postimi në facebook njoftoi anulimin e këtij konkursi.

    “Nga vlerësimi i bërë procesit ne konstatojmë për parregullsi, të mjaftueshme për ta kontestuar dhe për të vendosur për anulim të gjithë procesit të thirrjes publike për subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit“, shkroi Hyseni në facebook

    Ndërkaq ai njoftoi edhe për shkarkimin e komisionit vlerësues të konkursit, pikërisht për personat që Insajderi raportoi ekskluzivisht dy ditët e fundit.

    “Shkarkojmë komisionin vlerësues dhe rihapim thirrjen nga fillimi për të cilën do të themelojmë komision të ri dhe do të sigurojmë monitorim të procesit“, tha Hyseni në facebook.

    Ditë më parë Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për disa keqpërdorime në konkursin e hapur nga Drejtoria për kulturë e kësaj komune.

    Insajderi fillimisht raportoi për skandalin që bëri anëtarja e bordit të komisionit, Enkelejda Arifi ,që njëkohësisht është dhe zyrtare nga rradhët e Vetëvendosjes, ku e njëjta kishte shpërblyer djalin dhe kunatin me një shumë për përfitimin e projekteve të propozuara nga ata në këtë konkurs.

    Ndërkaq, eksperti i jashtëm, Burim Demiri, i cili njëkohësisht ishte antarë i komisionit të Bordit të këtij konkursi doli të kishte një lidhje edhe më direkte. Nga ky konkurs ishte shpërblyer vëllain e tij, Ardian Demiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark