Insajderi
Lajme

Vëllai e çoi në ambulancë, ky është 44-vjeçari që u vra ditën e djeshme në Vaun e Dejës

Insajderi
28 September 2022 - 10:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vëllai e çoi në ambulancë, ky është 44-vjeçari që u vra ditën e djeshme në Vaun e Dejës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës ku Pjetër Ndrec Gjoka ka ndërruar jetë pasi u plagos nga Martin Përgjini  (Anton Gjini)

Ka qenë vetë vëllai i viktimës, i cili ka deklaruar dhe ka identifikuar autorin e vrasjes.

Kujtojmë se 44-vjeçari, u dërgua nga dy persona, në orën 18:00 në një spital në fshatin Ungrej të Lezhës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri. Më pas, ai është transportuar drejt spitalit të Shkodrës për ndihmë të specializuar mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve. Raportohet se Kola kishte marrë një plumb në bark dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk ia doli të mbijetonte. Policia ka ngritur grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kapjen e autorit./albeu.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark