Familja e futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Herolind Shalës, është shprehur e trishtuar me përjashtimin e mesfushorit nga lista për Kampionatin Evropian.
Vëllai i Herolindit, Mirlindi, e ka postuar një status në Facebook, duke e shprehur gjithë mllefin e tij.
Ai ka shkruar që shprehja “Kosova është Shqipëri” do të jetë aq provokuese sa ajo “Kosova është Serbi”, përcjell lajmi.net.
Madje, Mirlindi e konsideron tashmë Shqipërinë si vend të huaj, derisa konfirmon që Herolindi është duke menduar edhe seriozisht që të kalojë te Përfaqësuesja e Kosovës.