×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i Armend Mujës në gjuhën serbe kërkon drejtësi për vrasjen e policit në Serbi

    Insajderi
    22 July 2024 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazmend Muja, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës, ka kërkuar drejtësi për vrasjen e policit serb, një ditë pasi ka ndodhur vrasja në qytetin Loznicë të Serbisë.

    Para se të vritej, Faton Hajrizi, autoritetet serbe kishin shpall në kërkim vëllain e tij, Artan Hajrizin si të dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetër. Në lajmin e publikuar nga portali serb “Kossev.info”, Gazmend Muja ka komentuar në gjuhën serbe duke e cilësuar rastin si “tipik kriminel” dhe duke shpresuar që autorët e krimit të arrestohen, pavarësisht se autoritetet serbe ishin në kërkim të një kosovari si të dyshuar.

    Një rast tipik kriminal, vrasja e policit dhe plagosja e një polici tjetër. Shpresojmë që autorët e këtij krimi të arrestohen sa më shpejt dhe të marrin dënimin e merituar”, kishte komentuar Muja.

    Pasi komenti i tij është bërë “screenshot” dhe është shpërndarë në rrjete sociale, Muja e ka fshirë komentin nga lajmi në portalin serb.

    Ky është komenti i tij në gjuhën serbe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark