Vëllai i del në mbrojtje Fatmir Limajt: E vërteta flet në heshtje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i del në mbrojtje Fatmir Limajt: E vërteta flet në heshtje

    Insajderi
    22 July 2025 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Demir Lima, vëllai i Fatmir Limajt, i ka dal në mbrojtje këtij të fundit.

    Ai tha se Limaj është një lider i vërtetë që nuk matet me thashetheme.

    “Kur gënjeshtra bërtet me zë të lartë, shpesh është nga frika e së vërtetës që flet në heshtje! Një lider i vërtetë nuk matet me thashetheme, por me gjurmët që lë në kohë, në luftë si udhëheqës i pathyeshëm, në paqe si udhërrëfyes i urtë. Kur plumbi i armikut nuk ta theu shpirtin, zgjodhën fjalët për të të dobësuar. Por ti ecën me kokën lart, si gjithmonë. Fjalët e kota bien si shi mbi shkëmbin që nuk lëkundet ai që ka kaluar stuhitë me nder, nuk rrëzohet nga rrëmuja e shpifjeve”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark