Vëllai i Liridona Ademajt tregon nga kush e mori lajmin për vrasjen e motrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i Liridona Ademajt tregon nga kush e mori lajmin për vrasjen e motrës

    Insajderi
    14 July 2025 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku përveç bashkëshortit të saj, Naim Murseli, i akuzuar për vrasje, në bankën e të akuzuarve ndodhet edhe Kushtrim Kokalla (familjar i Murselit) e Granit Plava.

    Vëllai i viktimës, Leonard Ademaj i cili ka nisur dëshminë e tij, ka rrëfyer momentin kur dhe nga kush e ka marrë lajmin për vrasjen e motrës.

    “Lajmin për vrasjen e Liridonës e kemi marrë nga babai i Kushtrim Kokallës. Ka thënë a e keni parë në media që e kanë vrarë Liridonën. Ai e ka thirrur gruan e parë të babait tim, qe e ka motër”

    Ai ka shtuar se gruaja e parë e babait të tij është halla e Kushtrimit.

    “Gruaja e parë e babait tim është halla e Kushtrimit ndërsa gruaja e dytë është nëna jonë biologjike”, u shpreh ai.

    “Por pasi kemi jetuar në Zvicër, jemi në emër të gruas së parë,” ka sqaruar vëllai i viktimës.

    Sipas aktakuzës, edhe Kushtrim Kokalla akuzohet për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt së bashku me bashkëshortin e saj, Naim Murselin dhe Granit Plavë.

    Seanca ka filluar nga ora 09:00 e 14 korrikut të së hënës./Insajderi

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark