Vëllai i Madh dënon Rozanën, Gjestin, G Banin dhe Klajdin pas thyerjes së rregullave - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Vëllai i Madh dënon Rozanën, Gjestin, G Banin dhe Klajdin pas thyerjes së rregullave

    Insajderi
    29 January 2025 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në spektaklin e së martës në Big Brother VIP Albania 4, një moment i papritur ka tronditur jo vetëm banorët, por edhe publikun.

    Pasi kishte kaluar një javë e mbushur me tensione, sherr dhe shkelje rregullash, “Vëllai i Madh” ka lexuar përmbajtjen e zarfit të zi, një moment që i dha fund diskutimeve të shumta të krijuara nga veprimet e disa banorëve.

    Para se të bëhej i njohur vendimi i rreptë, një klip u shfaq për të gjithë banorët dhe shikuesit, duke zbuluar shkeljet që kishin bërë katër prej tyre gjatë javës.

    Screenshot

    Rozana Radi, Gjesti, G Bani dhe Klajdi Musabelliu ishin ata që ishin kapur në thyerjen e rregullave të shtëpisë, duke përfshirë fyerje, sharje të rënda dhe veprime të tjera të papranueshme që bien në kundërshtim me normat e vendosura.

    Pas këtij shqyrtimi, “Vëllai i Madh” ka marrë një vendim të ashpër për këta katër banorë: ata do të kalonin në një “shpellë” të improvizuar brenda shtëpisë, një dhomë e krijuar për të pasqyruar kushte mesjetare, si një simbol i sjelljes së tyre të pahijshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark