Vëllai i Madh i jep një mundësi Gertës, hapet një televotim i ri për të – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Vëllai i Madh i jep një mundësi Gertës, hapet një televotim i ri për të

    Insajderi
    04 February 2025 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gerta Gixhari u skualifikua nga loja e Big Brother, kjo pasi që i kishte hedhur birrë në sy Gjestit.

    Mirëpo asaj po i jepet një mundësi për përballje me publikun.

    Ledion Liço njoftoi se Vëllai i Madh ka vendosur t’i japë një mundësi të dytë, por me një kusht: publiku do të vendosë fatin e saj përmes një televotimi.

    Banorët u vendosën përpara një zgjedhjeje të rëndësishme – nëse do t’i jepnin Gertës të drejtën që e ardhmja e saj në shtëpi të vendosej nga publiku. Pasi shumica e tyre u shprehën pro, produksioni vendosi që ajo të kalojë në televotim.

    Tani, publiku do të votojë me mesazhe ‘PO’ ose ‘JO’ për të vendosur nëse Gerta duhet të vazhdojë garën apo të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark