Policia e Kosovës ka konfirmuar se të martën, në orët e paradites, ka ndodhur një përleshje mes dy personave për një vend-parking në Skenderaj.
Gazeta Insajderi merr vesh se personi i përfshirë në këtë përleshje është vëllai i Nuredin Lushtakut, Arif Lushtaku.
Sipas burimit të Insajderit, Arif Lushtaku ka rrahur Ismet Bekim Mehmetin, qytetar nga Skenderaj.
Pas rrahjes, viktima Ismet Mehmeti ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ka marrë lëndime të lehta trupore.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Mund të konfirmoj se dje në orët e paradites ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave në Skenderaj. Ankuesi ka raportuar se pas mosmarrëveshjes me të dyshuarin ka marr tretman mjekësor, ka thënë ai.
Sipas tij, nga hetimet në teren si pretekst i mosmarrëveshjes ka qenë për një parking në një rrugë në Skenderaj./Gazeta Insajderi/